Statujat gjysmake që kanë mbetur në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit, të këngëtarëve Tina Turner, John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan janë kthyer në një rrezik për qytetarët e kryesisht për fëmijët e vegjël. Në një denoncim për JOQ, një qytetar denoncon rastin e plagosjes së vajzës. E vogla ka qenë duke bërë foto me një prej tyre dhe statuja i ka rënë sipër. Vajza ka përfunduar në spital siç shihet dhe në foto është plagosur.

Mesazhi i prindit: Pershendetje, Duke i bere foto femijes i bie siper statuja gjysem e thyer. Femija me demtime ne koke dhe gjithe trupin. TMERR! Statujat janë vendosur për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore. Një ditë më parë, ajo e Tina Turnes ishte ‘shkulur’ e gjitha, duke lënë pas vetëm takat e këngëtares.






By 5bfjx

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *