Në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, pasdite ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.
Tashmë në rrjetet sociale është publikuar video nga vendi se ku ndodhi sulmi në fshatin Prezwodow. Aty shihet një traktor i shkatërruar. Deri më tani nuk dihet saktë së çfarë ka ndodhur. Zyrtarët amerikanë deri më tani kanë deklaruar se nuk dihet ende se si ka ardhur deri te ky sulm. /Nacionale/
Shiko videon më poshtë: