Vangjelia Pandeva Dimitrova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga, nga Bullgaria, lindi më 31 janar 1911 dhe vd iq më 11 gusht 1996, në moshën 85 vjeçare.
Ajo parashikoi gjithçka me saktësi mahnitëse, ndërsa ishte e verbër dhe zotëronte aftësi paranormale.
Nga të gjitha parashikimet që ka bërë, 85% rezultuan të vërteta.
Vanga ishte një vajzë inteligjente, me sy blu, me flokë bjond dhe që kalonte shumë kohë me shëruesin e fshatit të saj.
Në vitin 1925, Vanga u dërgua në një shkollë për të verbër në qytetin e Zemunit (Serbi), ku kaloi tre vitet e ardhshme.
Sa i përket fuqive të saj paranormale ajo thoshte se vinin nga krijesa të padukshme, por ajo nuk mund t’i shpjegonte plotësisht ato.
Baba Vanga u martua dhe mori emrin Vangjelia Gusterova dhe jetoi në Rupite, zonë në malet Kozhuh, Bullgari.
Ajo parashikoi fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik, fatkeqësinë e Çornobilit, fitoren elektorale të Boris Yeltsin, datën e vd ekjes së Stalinit, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, dhe fitoren e Veselin Topalovit në turneun botëror të shahut.
Baba Vanga mori këtë emë për shkak të parashikimeve që bënte, teksa para se të viste parashikoi se bota dhe universi siç e njohim ne do të marrin fund në vitin 5079.
Parashikimet për të ardhmen:
2023 – Orbita e Tokës do të zhvendoset pak.
2025 – Europa do të shkretohet.
2028 – Një burim i ri energjie do të zhvillohet. Uria nuk do të jetë më problem.
2033 – Akulli në Polin e Veriut do të shkrihet. Niveli i oqeanit do të jetë vazhdimisht në rritje.
2046 – Klonimi do të mund të realizohet.
2076 – Bota do të sundohet përsëri nga komunistët.
2088 – Një sëmundje e re do të prekë planetin. Njerëzit do të plaken në pak sekonda.
2097 – Do të gjendet një kurë për sëmundjen.
2100 – Një diell i ri i krijuar nga njeriu do të ndriçojë anën e errët të planetit.
2111 – Njerëzit do të bëhen kiborgë.
2154 – Kafshët bëhen gjysmë-njerëz.
2167 – Do të lindë një fe e re.
2170 – Do të ketë një thatësirë të madhe.
2187 – Shpërthimi i dy vullkaneve do të ndërpritet me sukses.
2273 – Një racë e re do të lindë.
2288 – Njeriu do të jetë në gjendje të udhëtojë nëpër kohë. Do të kontaktojnë me alienët.
2304 – Zbulohet misteri i hënës.
2371 – Do të ketë sërish një thatësirë të madhe
2480 – Toka do të jetë në errësirë.
3005 – Do të ketë një luftë në Mars.
3797 – Nuk do të ketë më jetë në Tokë. Por njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë në planetë të tjerë të sistemit diellor.