




Pse e fali namazin e Xhumasë, rra’het nxënësi jetim nga arsimtari i cili edhe i’a shurdhon veshin.
Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në fshatin Baincë të Malishevës, ku një nxënës i shkollës fillore është rrahur brutalisht nga një arsimtar i matematikes.
Arsyeja e rrahjes sipas nxënësit të klasës së 6 është shkuarja në namazin e xhumasë. Sipas asaj që ka rrëfyer nxënësi, së pari është ndëshkuar me notën 2, pastaj edhe me notën 1, i është shkruajtur vërejtje në ditar dhe në fund është rrahur.
Si pasojë e kësaj rr ahje, nxënësi është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku edhe i janë konstatuar dëmet shëndetësore të shkaktuara nga dhuna.
Për këtë ngjarje ka folur edhe nëna e nxënësit, e cila ka treguar për kushtet e vështira ekonomike dhe për faktin se burri i saj ka vdekur kohë më parë e se si vetë me forcat e saj është duke i rritur fëmijët jetim.




