Mihrije dhe Naim Abazi kanë qenë të ftuar në programin “Rudina” në të cilin kanë folur jo vetëm për marrëdhënien e tyre, punën dhe karrierën, por edhe për familjen.

Përgjatë emisionit çifti ka sjellë pamje nga dy shtëpitë, ajo në qytet dhe vila në fshat. Mihrija ka treguar se ka qenë e kujdesshme për ta arreduar shtëpinë në Prishtinë, duke u munduar të mbizotërojë ngjyra e gjelbër, duke qenë se gjelbërimi mungon në Prishtinë. Ndërkohë në vilën në fshat mobilimi është bërë modern, pasi bari dhe lulet janë të pranishme në gjithë kopshtin e tyre. Këngëtarja ka treguar se shkon shpesh te vila në fshat pasi aty gjen qetësinë, ndërkohë Naimi shkon atje zakonisht me miq.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë çifti më i dalluar në shoëbiz.

Dyshja me përkushtimin që kanë në profesionin e njejt, shpesh janë pjesë e mediave rozë

Përveç profesonit, qendër e vëmendjes janë edhe për jetën private duke ndarë momente të ndryshme për ndjekësit e tyre.

Momenti i pamjeve nga shtëpia nga minuta 30:

By 5bfjx

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *